Një burrë australian se ka fituar një xhekpot prej afro 3.4 milionë dollarësh, pasi përdori shifrat që i dolën në ëndërr.
Burri nga Australia e Jugut se ai ka përdorur të njëjtin grup numrash për të luajtur lojërat e lotarisë për disa vite, pasi i erdhën në një ëndërr.
“Tani, kjo do të jetë e vështirë për t’u besuar, por vite më parë, kam ëndërruar numrat, me të cilët shënoj biletat e mia dhe i kam përdorur ato që atëherë”, tha burri.
Burri i përdori ato numra për të shënuar biletën e tij për shortin e “Set for Life” të së dielës dhe ai përfundoi duke qenë i vetmi fitues i divizionit një, duke fituar një çmim të parë prej 3,383,164 dollarë.
Lojtari tha se mësoi për fitoren e tij të hënën në mëngjes.
“Po, hyra për të marrë disa sende ushqimore këtë mëngjes dhe mendova të kontrolloja biletën time. Pashë që kisha fituar diçka dhe shkova menjëherë në zyrat ku jepeshin çmimet për të parë se çfarë kisha fituar.”
“Unë ende punoj dhe po ashtu edhe gruaja ime, por tani do të jemi në gjendje të shkurtojmë orarin e punës ose edhe të dalim në pension. Kjo do të thotë se nuk duhet të punojmë më nëse nuk duam.”-u shpreh ai.