Sot është ditëlindja e ikonës së këngës shqiptare, Vaçe Zela. Ka qenë presidenti Ilir Meta ai që ka kujtuar ditën e lindjës së këngëtares, e cila la pas një trashëgimi të madhe muzikore ndër breza. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa ka përshëndetur qytetarët me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, që ka kënduar Vaçe Zela.

“Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit.Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.
Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj!
I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare! 🇦🇱 🎼”, shkruan Meta.

Vaçe Zela ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare dhe e nisi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Ajo lindi në Lushnjë në 7 prill 1939 dhe ndërroi jetë në 6 shkurt të 2014 në Bazel, pas një sëmundje.

Artikulli paraprak“PD IA FUT KOT”, RAMA I PËRGJIGJET OPOZITËS PËR TESTET MASIVE: NUK VENDOS QEVERIA, POR KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE
Artikulli tjetërLËKUNDJE TËRMETI NDJEHEN NË SHQIPERI, JA KU ISHTE EPIQENDRA