Dy përsona njëri prej të cileve i mitur mbeten të plagosur, teksa po tentonin të kalonin rrugen.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës në superstraden Lezhë-Milot në afersi të kryqëzimit të Shëngjinit dhe sipas policisë një automjet foristradë goditi babë e bir të cilët po kalonin rrugen me një karrocë dore që e përdornin për të mbledhur skrap.
Dy përsonat mbeten të plagosur dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, teksa nga të dhënata paraprake bëhet me dije se ndërprerja e rrugës në mënyre të menjëhershme nga këmbësoret është bërë shkak për ngjarjen.Ky është aksidenti i dytë që ndodhi brenda 24 oreve në rruget e Lezhës, pasi në oret e mëngjesit një foristradë u përplas me një trajler në aksin Lezhë-Shkodër e për pasojë mbeti i plagosur një përson.