Policia ka vazhduar me aksionet e fundjavave.
Gjatë natës Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me drager e radar në rrugët urbane e interurbane.
Një drejtues mjetit, 43vjeçari me inicialet N. D., është kapur gjatë natës në rrugën ‘Ali Demi’ nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l dhe testi i dyte 0.88 mg/l.
Pas kësaj, policia e ka arrestuar 43-vjeçarin.