Një vajzë e mitur në Tiranë ka rënë pre e trafikimit drejt Kosovës, nga një djalë i ri.

I dyshuari si trafikant është 19- vjeçari Klevis Mulgeci, banues në Tiranë, i cili u arrestua ditën e djeshme. Ai dyshohet të ketë trafikuar drejt Kosovës, shtetasen e mitur I.K., 14 vjeçe, me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Ka qenë e mitura ajo që ka bërë denoncim në polici, pasi ka mundur të kthehej nga Kosova. Mulgeci nëpërmjet mashtrimit i premtoi pushime adoleshentes dhe më tej e detyroi të prostituonte. Dyshohet se mes dy të rinjve ka pasur një lidhje, prej së cilës Mulgeci ka përfituar. Për shkak se çështja është ende nën hetim dhe prej moshës së mitur të së dëmtuarës, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Artikulli paraprakTURQIA DHE RUSIA ARRIJNË MARRËVESHJE PËR ARMËPUSHIM NË SIRI
Artikulli tjetërFESTË NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE