I publikojnë videon erotike, vret veten 31-vjeçarja italiane
Një 31-vjeçare italiane ka kryer vetëvrasje pasi nuk ka duruar ofendimet pasi një video ku ajo ishte filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale ishte publikuar në internet. Videoja ishte filmuar nga vetë 31-vjeçarja Tiziana Cantone, e cila ia kishte dërguar më pas ish-të dashurit për ta provokuar. Por ky i fundit mesa duket nuk ka reaguar ashtu siç pritej nga Cantone. Ish-i dashuri i saj e ka publikuar në internet dhe videoja është kthyer brenda pak kohe në virale, shkruan Daily Mail. Videoja është publikuar rreth 1 viti më parë dhe mesazhet ofenduese në adresë të 31-vjeçares Tiziana Cantone nuk kanë reshtur prej asaj kohe tregon avokatja e saj, e cila shton se përveçse hapave ligjorë që janë marrë ndaj rrjeteve sociale për ta hequr videon, Cantone ndryshoi edhe emrin, por kjo nuk i ka ndalur ofendimet dhe talljet ndaj saj.