Një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga pallati.Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Dyli Haxhire”,
në Elbasan, ku është hedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasi B.Ll. 30 vjeç.
Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja,
apo motivet që e shtynë të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.