Erdhi në Shqipëri në moshen 6-vjeçare dhe prej tre vitesh është vënë në shërbim të blegtoreve në fshatrat e Lezhës.Përsonazh i kësaj historie është Giosue Fiori një shtetas Italian që jeton bashkë me familjen e tij në Shqipëri.Fillimi ka qenë i vështire për shkak dhe te vështiresive në komunikim, por dhe falë mikërpritjes shqiptare 25-vjeçare thotë se sot ndjehet mjaft mire.

Pasioni për kafshet dhe natyren e nxiti të ndjekë fakultetin e mjekësise veterinare dhe sot e ushtron profesionin me mjaft dëshire në zona të ndryshme të Lezhës.Të merresh me kafshet nuk është aspak e lehtë, pasi puna ka shumë të papritura tregon Giosue Fiori.

Teksa e konsideron Shqipërinë si vendin e tij, 25-vjeçari ka një apel për të rinjtë që të jenë më pranë fshatit.

Krahas veterinarisë, Giosue Fiori ka pasion dhe muziken.I bie kitares dhe kendon në evente të ndryshme kryesisht kishtare.

Artikulli paraprakINAUGUROHET “SHTËPIA E SHIJES”
Artikulli tjetër65 VJETORI I OPERAS SË PARË SHQIPTARE “MRIKA”