I riu kapet me makinën plot me drogë, po nisej për Itali
Rreth 30 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia kufitare në Portin e Vlorës, të fshehura në një makinë. Droga është gjetur nga efektivët në një makinë top Opel me targë AA 090 FA, dhe ishin vendosur në shasinë e mjetit. Policia ka arrestuar drejtuesin. Lënda narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikun drejt Italisë