Një i ri nga Lezha, G. Shkurti, 29 vjeç, banues në fshatin Adriatik ishte kthyer në makthin e një gruaje 48-vjeçare.

Ai dispononte foto intime të saj dhe duke i bërë presion me to, i ka marrë 1150 euro. Por, sipas Policisë Lezhë, ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka persekutuar në vazhdimësi dhe i ka kërkuar edhe 2 mijë euro të tjera, aq sa gruaja viktimë është detyruar të vërë në dijeni policinë.

Policia e Lezhës i ka vënë prangat 29-vjeçarit me akuzën Shtrëgntim me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie.

Artikulli paraprakTRAFIKU I DROGËS, SHKATËRROHET BANDA GREKO-SHQIPTARE
Artikulli tjetërKONTRABANDA E ARMËVE NGA KUFIRI, AMERIKANËT STËRVISIN OFICERËT SHQIPTARË