I riu lezhjan shantazhon të miturën,i kerkon 7 mije euro

Një 17-vjeçare është shantazhuar nga një djalë vetëm 1 vit më i madh se ajo: T’i dorëzonte atij 7 mijë euro ose ndryshe do t’i publikoheshin fotot e saj intime. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku dje, Policia arriti ta arrestonte në flagrancë 18-vjeçarin Kristian N. banor i qytetit. Policia e Lezhës tha se Kristian N. dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për t’i marrë shumën prej 7000 eurove duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS E TËRHEQ FËMIJËN NË MES TË RRUGES, SHOFERI IKËN
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE 60-VJEÇARIN ME MOTOÇIKLETË