Policia Rrugore e Tiranës vijon gjobitjen, ndalimet dhe arrestimet e drejtuesve të makinave që shkelin rregullat e qarkullimit.
Mbrëmë është regjistruar duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h një i ri në autostradë, i cili është arrestuar.
“Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetëvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.