Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz.
Një vajzë e mitur mesohet se është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.

Ka qenë vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë denoncuar menjëherë në polici.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin A. Domi, i cili ka mohuar krimin para policëve.

Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Artikulli paraprakDIPLOMATJA AMERIKANË KONFIRMON MBËSHTETJEN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT
Artikulli tjetërDOGANA KALLËZON KOMPANINE E GAZIT ,37.7 MILIONË LEKË DËM SHTETIT