“Një sulmues i zhveshur ka vrarë katër persona në restorantin “Waffle House” në Nashville në shtetin amerikan të Tennessee”, njoftoi policia.
Ai hyri në brenda rreth orës 15:25 të pasdites dhe filloi të qëllonte me një pushkë gjysmë automatiket. Nga të shtënat kanë mbetur dhe katër persona të plagosur.
Një klient u mundua të përballej me sulmuesin, por më vonë u largua nga skena. Sipas BBC, policia është duke hetuar për sulmuesin, të cilin e kanë identifikuar si Travis Reinking, 29 vjeç nga Illinois.
“Ai arriti me kamionin e tij dhe qëlloi njerëzit jashtë restorantin për të vijuar me të shtëna dhe brenda”, njoftoi zëdhënësi i policisë së Nashvillit, Don Aaron.
Policia njoftoi se ishte lakuriq dhe mbante një xhaketë të gjelbër, të cilën e hodhi kur u largua nga ngjarja.
29-vjecari ishte i armatosur me një pushkë AR-15, që përdoret zakonisht nga rekreativët masivë në ShBA.