Një 36-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Cuneo, u gjet i vdekur të dielën, 19 janar 2020, përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.
Franko Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30.
Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.
Nga një grumbullim i parë i fakteve, Gjinaj po kalonte rrugën kur është përpasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës ka vijuar rrugën.
Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.