Një shqiptar ka humbur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur një ditë më parë në Itali. Viktima është një 22-vjeçar, raportojnë mediat lokale, por pa bërë të ditur gjeneralitetet.

Një ditë më parë, sipas të njëjtave burime, humbi jetën pasagjeri i makinës të cilën e drejtonte shqiptari.

Në një artikull ku pasqyron lajmin e ndarjen nga jeta të shqiptarit, “La Nazione” shkruan: “Ka humbur jetën pas një dite agonie drejtuesi i makinës që u përplas me një fugon në aksin Firence-Pisa Livorno.

Në aksident, humbi jetën edhe Oduware Imafidon, 21 vjeç, me origjinë nigeriane, i cili ishte në sedijen e pasagjerit.

Tani, sërish zi: Viktima është 22 vjeç, me origjinë shqiptare dhe ishte rezident në Livorno. Të dy lëviznin me një “Fiat Punto”. Në një pikë, drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe makina përplaset me një kamion të ndaluar anë rrugës.

Afrikani vdiq në vend, ndërsa shqiptari u transportua në spital në Firence nga ekipet e emergjencës që u thirrën në vendngjarje pas përplasjes”.

Pas një ditë në agoni, i riu ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin “Careggi“. Familjarët raportohet se kanë autorizuar autopsinë e viktimës, shkruan një tjetër media italiane.

Artikulli paraprakMETA: NUHUN S’E BESOVA, ASKUSH TË MOS MBROHET, POR TË MOS TEPROHET POLITIKISHT
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA, NJË I VDEKUR NJË I PLAGOSUR