Një 19 vjeçar nga Shqipëria u arrestua nga policia greke pak pas mesnatës së shkuar në Thesprotia, duke trafikuar rreth 16 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
I riu shqiptar kishte udhëtuar në këmbë me një çantë të zezë të mbushur me drogë.Ai akuzohet për importit, transportit, posedim dhe trafikimin e drogave dhe e hyrjes ilegale në vend.
Droga ishte e ndarë në 15 pako me kanabis të pa përpunuar, me një peshë totale prej 16 kilogram dhe 362 gram.
Droga dhe një celular u konfiskuan nga policia, ndërsa i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua pranë prokurorisë së Thesprotia.