I riu shqiptar kërcënon me vrasje egjiptianin, lidhje me gruan e tij
Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e veprave penale të përndjekjeve të rënda. Ndaj tij të riut u lëshua urdhër-arresti nga Gjykata e Riminit, pasi ka kërcënuar në vijimësi një 44 vjeçar me origjinë egjiptiane gjatë dhjetorit të vitit të shkuar. I riu kishte lidhje intime me gruan e shtetasit egjiptian. Ai ka shkuar disa herë pranë biznesit të 44 vjeçarit, duke e kërcënuar edhe me armë se do ta vriste. Mediat italiane shkruajnë se kërcënimi i ka shkaktuar pasoja psikologjike burrit. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në burgun e Riminit.