I riu shqiptar masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën Skenat e dhunës mizore u shpalosën mëngjesin e djeshëm në Athinë, ku një grup personash të maskuar kanë sulmuar një të ri dhe janë përpjekur t’i rrëmbejnë të dashurën.

Viktima është një i ri shqiptar i cili ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të prangosë një prej autorëve të ngjarjes. Si ndodhi incidenti Gjithçka nisi disa minuta pas orës 3 të mëngjesi. I riu shqiptar ishte me të dashurën e tij në Rrugën “Perandori Angels”. Duke arritur pranë kryqëzimi Alexandra Avenue, tre persona me kapuç në kokë i afruan atij duke e goditur disa herë me thikë në trupë. Shqiptari mbulohet nga gjaku dhe përfundon në asfalt dhe më pas tre personat e maskuar tentuan të merrnin me forcë të dashurën duke e tërhequr drejt një automjeti të parkuar në zonë, por nuk ia arritën. Viktima kërkon ndihmë nga patrulla e policisë që po monitoronte zonën. Pas përndjekjes së autorëve, pak më vonë u arrestua njëri prej personave, të cilët mendohet se janë shqiptarë. Grabitësi i Exarchisë Njëri prej tre personave të arrestuar, shkruan “Protothema” është një shtetas shqiptar me precedentë penalë, i akuzuar për grabitje dhe vjedhje në të shkuarën dhe ishte deportuar katër herë nga vendi. Ai ka gjetur gjithmonë mënyra për të shkuar në Greqi.

Sulmi i fundit u krye më 28 janar në Solon, kur së bashku me një tjetër bashkatdhetar, duke sulmuar një student për ta grabitur. Gjurmët e tij u gjetën në një automjet të thyer. Hetuesit dhe policia dyshojnë se i njëjti person është përfshirë edhe në akte të tjera kriminale si plaçkitje dhe shitje droge në zonën Exarchia.

Artikulli paraprakTENTOJNË TË HYJNË NË ARGJENDARI ME HANXHAR, SHQIPTARËT BIEN NË KURTH
Artikulli tjetërMOISIU: POLITIKANËT TANË SI NË DIKTATURË, I DUAN TË GJITHA