I riu shqiptar vritet me një goditje në gjoks, lirohet një grua e arrestuar
Një grua që u arrestua nën dyshimin e vrasjes së një 21 vjeçari me origjinë shqiptare, i cili është goditur për vdekje me një thikë në gjoks, është liruar. Shtetasi shqiptar Shkëlzen Dauti, i njohur si Genny, vdiq në spital pasi u gjet në rrugën “Gilpin Close”, Southampton të Britanisë, të së shtunës. BBC shkruan se gruaja e arrestuar si e dyshuar është liruar pa veprime të mëtejshme. Ndërkohë, dy burra, të moshës 27 dhe 28 vjeç, të dyshuar për përfshirjen në vrasje, janë lënë në liri me kusht deri më 12 qershor. Policia ka marrë në pyetje të gjithë ata që kanë punuar apo kanë njohje me të ndjerit dhe me ata që kishin dijeni për lëvizjet e kryera të tija gjatë së shtunës. Ishte një goditje e vetme me thikë në gjoks që shkaktoi vdekjen e 21 vjeçarit të shtunën. I riu ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, ndërsa policia shkoi në vendin e ngjarjes rreth orës 1.38 minuta me orën lokale. I riu kishte jetuar kohët e fundit në Southampton. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.