Ish Ministri i Shëndetësisë la sot qelinë për tu rikthyer mes kolegëve në Kuvend për të dëshmuar në komisionin hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Beqaj i shoqëruar nga forcat e policisë u soll nga burgu në Kuvend.

Ish ministër i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje. Një atë të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ndërsa për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ për dosjen e dytë ai po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Hetimit parlamentar i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.

Ndërkohë dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj. Nesër në komision vjen nga qelia e dëshmon ish-ministri Beqaj.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Artikulli paraprakSHKODËR, LARGOHET NGA BANESA 15-VJEÇARI
Artikulli tjetërHUMB KONTAKTET 15 VJEÇARI NË POSTRIBË, FAMILJA E DENONCON NË POLICI, BABAI: TË LUTEM KTHEHU….