Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Sekuestrohet një automatik dhe 30 fishekë. Në kuadër të planit të masave të zhvilluar për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe të goditjes së armëmbajtjes pa leje, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: • Sebastian Plepi 23 vjeç, banues në fshatin Plezhë, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin “Plezhë” Shkodër, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – 1 (një) automatik me Nr.2005073 – Një krehër me 30 fishekë model 56. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPLAGOSET ME ARMË ZJARRI 52 VJEÇARI NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSULM ME BOMBA MOLOTOV NË NJË STACION POLICIE NË GREQI