Një 48-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.Viktima është shtetasi Fran Legisi, banues në Reps, Mirditë.

Trupi i pajetë i tij u gjet tek vendi i quajtur ish-Gjeologjia e Mashterkorit në Reps, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi ishte person i sëmurë mendor prej disa kohësh . Sipas policisë, ai ka tentuar që me një çelës hidraulik të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Nuk eshte rasti i pare qe te semure mendor humbin jeten aksidentalisht si pasoje e veprimeve te papergjegjshme te tyre, ose demtojne te tjeret. Nje dite me pare nje i semure mendor ne Vlore mbyti ne menyre shtazarake nipin e tij 12 vjecar ,ndersa nje tjeter ne Dukagjin te Shkodres plagosi vellain dhe kunaten e tij.

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PER AUTORËT E NGJARJES NË SHKODËR
Artikulli tjetërDËSHIRONI TË FLINI NË HOTELIN E XHUXHËVE? JU KU MUND TA BËNI KËTË.