I sëmuri mendor qëllon me thikë një person, mbyllet brenda banesës

Një person ka mbetur i plagosur pasi një i sëmurë mendor e ka goditur atë me thikë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori është 30- vjeçari i identifikuar si Daniel Morava. Pas një debati, pë arsye që nuk dihen ende, 30- vjeçari ka goditur disa herë me thikë një kalimtar të rastit e më pas është futur në banesën e tij në katin e gjashtë në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Aktualisht Policia po negocion ende me të që të dalë nga banesa, por 30- vjeçari refuzon të dalë nga shtëpia. Kush është Daniel Morava? 30- vjeçari Daniel Morava jeton prej kohësh i vetëm në banesën e tij në lagjen numër 16. Familjarët e tij janë zhvendosur prej disa muajsh në Greqi. Morava vuan nga probleme mendore dhe njihet nga banorët si një person shumë problematik. Fqinjët tregojnë për Report Tv se rreth 6 muaj më parë, rreth orës 12:00, Morava ka sulmuar me sëpatë banesën e një fqinji të tij duke e detyruar të largohet nga shtëpia nga frika se ky rast mund të përsëritej. 30- vjeçari është shoqëruar në Komisariat disa herë, por duke qenë se vuan nga probleme mendore e kanë dërguar atë në spitalin psikiatrik në Elbasan por disa ditë më vonë ai është kthyer në shtëpi.

Artikulli paraprakRAMA: KANË MBETUR 48 ORË NËSE PD DO TRETET NË HUMNERËN E VETËSHKATËRRIMIT
Artikulli tjetërPOLICIA ZBULON DROGË NË BULQIZË,TRAFIKANTËT QËLLOJNË ME ARMË, IKIN ME MOTOR