Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotmë në Librazh ku një shtetas vrarë me mjetet të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajç, ndërsa viktima raportohet se është Idriz Byci, rreth 50 vjeç. Ky i fundit është goditur në kokë me sëpatë nga shtetasi Fiqiri Askurti.
Sipas policisë, ” Shtetasi i lartpërmendur për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta ( sopatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat. Askurti, rreth 51 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendor”. Autori iu fsheh ne pyll. 51 vjeçari banues në fshatin Zdrajç Librazhd u arrestua në flagrancë. “Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç’ informon policia lokale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.