Në orët e mbrëmjes, është vetë-dorëzuar pranë organeve të rendit në Policinë Rajonale të Pejës, Bleron (Ali) Galani, i shpallur ne kerkim për vjedhje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zv/drejtori i Policisë Rajonale të Pejës.

Mund t’ju konfirmojë se gjatë mbrëmjes personi i kërkuar Bleron Ali Galani është vetëdorëzuar në polici. Pavarësisht se i njëjti është vetëdorëzuar, ky është edhe një sukses i bashkëpunimit policorë me qytetarët.Akuzat janë vjedhje e rëndë

Burime brenda policisë i kanë deklaruar ‘RADIO 1’, se i njëjti dyshohet për rreth 115 vepra penale, kryesisht vjedhje.

Ndryshe gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës nëpërmjet mediave kishte kërkuar ndihmë qytetare në lokalizimin e personit në fjalë.

Artikulli paraprakIMPLANTET EKSPERIMENTALE TË TRURIT NË MAJMUNË OFROJNË SHPRESË PËR RIKTHIMIN E SHIKIMIT TEK PERSONAT E VERBËR
Artikulli tjetërDAJÇ, VETËVRITET ME ARMË ZJARRI 46-VJEÇARI