Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga efektivët e “Shqiponja” pasditen e djeshme (e hënë) në Shkodër. Sipas burimeve nga dëshmitarë okularë që raportuan për ngjarjen, personi është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës.

Ndërkohë, burime policore, bëjnë me dije se personi i prangosur është identifikuar me emrin Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin Fredi. Rezulton se ai është dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkodrës për vjedhje në bashkëpunim dhe ishte person i shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakTONIGHT – 05.10.2021
Artikulli tjetërARDI VELIU SHKARKOHET NGA DETYRA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT?