Një 27-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Cërrik, pasi i ka shpërthyer në dorë një sasi lënde plasëse.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Fermës, teksa sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale. Nuk bëhet me dije lënda plasëse që i riu me inicialet E. R. kishte në dorë.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.