I shpërtheu cigarja elektronike në xhep, pëson djegie të shkallës së tretë
Cigarja elektronike e një burri nga Kalifornia,SHBA, ka shpërthyer në xhepin e tij të pantallonave këtë të mërkurë, ndërkohë që udhëtonte me autobus. 53 vjeçari është dërguar mënjeherë në spital pasi mori djegie të shkallës së tretë, sipas zyrtarëve. Burri i tha punonjësve të zjarrëfikëses, të cilët arritën në vendngjarje, se pajisja tymosëse me bateri papritur nisi të nxehej e më pas shpërtheu, raporton KFSN. Sipas pasagjerëve, ai nisi të kërcente rreth e rrotullur kur u ndez cigarja elektronike. KFSN tha se burri i paidentifikuar mori djegie në këmbën e djathtë e në dorë.