Shtatë fëmijë nga e njëjta familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës së mbrëmshme.
Familja kishte bërë në plan të shpërngulej nga shtëpia pas një jave. Sipas policisë, zjarri kishte rënë në orën 1 të natës, dhe u kishte shkaktuar plagë të rënda nënës dhe babait.
Ndërsa të shtatë fëmijët e tyre kanë vdekur. Fqinjët raportojnë se kishin dëgjuar klithma të tmerrshme. Më i vogli i shtatë fëmijëve ishte katër muajsh, më i madhi 15 vjeç. Të tjerët ishin 3, 4, 8, 10 dhe 12 vjeç.
Familja kishte ardhur në Kanada në vitin 2017.
Një fqinjë tha se kishte dëgjuar një shpërthim dhe thirrjet e nënës së fëmijëve. Gjithçka ishte përfshirë nga flakët në pak sekonda.
Fqinja kishte dalë jashtë dhe kishte parë babain, të djegur keq, të rrëzuar te shkallët e shtëpisë e cila ishte përfshirë nga flakët në pak sekonda.
Zjarri kishte rënë në orën 1 të natës. Fqinjët thonë se kishin dëgjuar klithma të tmerrshme.
Familja do të shpërngulej nga ajo shtëpi pas një jave.
Familja siriane erdhi në Halifaks të Kanadasë për azil në vitin 2017.