Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:
L.P alias A.K alias N.P, 42 vjeç.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.