Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se do ta padiste në gjykatat gjermane, ka ardhur reagimi i gazetarit Peter Tiede.
Ndonëse kreu i qeverisë nuk e mohoi në asnjë moment që këto përgjime nuk janë të vërteta, përkundrazi, Tiede e vë sërish theksin tek vërtetësia e tyre.
“Zoti Kryeministër,ju doni të më padisni? Për shkak të lartë madhërisë apo çfarë? Audio-përgjimet janë reale. Apo ju po dyshoni në materialin e prokurorëve tuaj?
Në Shqipëri ju nuk mund të më padisni: cila nga gjykatat funksionon”, shkruan Tiede.