Një djalë 11-vjeçar ka qëlluar gjyshen në kokë pasi ajo i kërkoi të pastronte dhomën. Me pasi ai vrau veten me armë.
Djali, emri i të cilit nuk është publikuar ende, vrau gjyshen Yvonne Woodard në shtëpinë e tyre në Litchfield Park, Arizona të shtunën, raportojnë autoritetet.
Gjyshi i tij, që ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike, tha për hetuesit se Yvonne i kërkoi nipit të pastronte dhomën por që ai ishte shumë kokëfortë.
Disa çaste me vonë , dëshmon gjyshi, ndërsa po shikonte televizor me bashkëshorten, djali mori pistoletën e tij dhe doli prapa gjyshes duke e qëlluar në kokë.
Ai vrapoi drejt nipit, por më pas u rikthye tek e shoqja për ti dhënë ndihmë. Më pas dëgjoi të shtëna të tjera arme.
11-vjeçari vrau edhe veten.
Deri tani hetuesit thonë se nuk ka asnjë shenjë se djali planifikoi vrasjen e gjyshes dhe vetes.