Një 46-vjeçar është shpëtuar nga policia e Shtetit rreth orës 22:00 në fshatin Viskokë. 46-vjeçari A.C ishte mbyllur në banesën e tij dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike i ka vënë flakën banesës.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen e tij nga banesa dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.
Më pas Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë, ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMERR PENG AUTOBUSIN ME 37 PERSONA NË BORD, KËRCËNON TI VËRË FLAKËN
Artikulli tjetërI MASKUAR GRABITI DYQANIN, BURGOSET SHQIPTARI