Gjykata e Lezhës ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për dy të arrestuarit për zjarrin e rënë që dogji për disa ditë malin e Shëngjinit në Lezhë.
Ardit Ujka 24-vjeç dhe Milton Ivanaj 34-vjeç edhe pse janë përballur me gjykatën nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.
Sipas pretendimeve të tyre ata janë banorë të malit Rrenzit dhe nuk kanë lidhje me zjarrin e rënë në malin e Shëngjinit.
Këta dy persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se i kanë vënë zjarrin malit me qëllim përfitimi, hapje kullotash për bagëti por që më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli duke vënë në rrezik banesat aty pranë.