Makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, i është vënë flaka. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së të dielës, në qendër të fshatit. Makina tip “Fuoristradë” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit.

Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.

Ndërkohë, specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakRAMA NË GJERMANI, KREU I KOMITETIT TË BE NË BUNDESTAG: NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË TË HAPEN DIREKT PAS ZGJEDHJEVE NË FRANCË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – ANALIZE E PERGJITHSHME MBI SITUATEN E VLLAZNISE