Një kishë katolike në Durrës është tentuar të digjet gjatë natës së kaluar. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin portës së Kishës Katolike ‘Shën Dominiku’, në Portoromano.
Mësohet se autorët kanë mbledhur goma dhe letra para kishës, duke ju vënë flakën.
Fatmirësisht, kisha ndodhet shumë pranë zjarrfikëseve, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë, duke shuar flakët para se të ndodhet një ngjarje e rëndë.
Nga informacionet e para, ngjarja dyshohet e qëllimshme, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.