Të paktën 13 persona kanë vdekur pas një zjarrvënie në një studio të filmave vizatimor në Kioto të Japonisë.

Një njeri i paidentifikuar hyri në studion Kyoto Animation Co dhe hodhi përreth një lëndë të lëngshme të papërcaktuar ende.

Janë raportuar edhe dhjetëra persona të plagosur. Ndërsa rreth 30 njerëz rezultojnë të zhdukur.

I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në spital me lëndime.

Para se ti vendoste flakën ndërtesës i dyshuari kishte thënë: “vdisni”.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës lokale 10:30.

Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Artikulli paraprakSHTOHET NUMRI I TË HUAJVE NË GJERMANI
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, PLAGOSEN 5 ANËTARËT E FAMILJES