Një nga autorët e vjedhjes së një biznesmeni në Grmash është vënë në pranga nga policia, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Policia ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale A.B. dhe po hetohet për kapjen e një 28-vjeçari R.C., banues në Tiranë dhe një 26-vjeçari, banues në fshatin Gjerbës të Skraparit.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, në lagjen “Sporti” në Gramsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të tre akuzohen se kanë vjedhur një sasi parash, një orë “Rolex” dhe disa bizhuteri në shtëpinë e 39-vjeçarit E.L..

Biznesmeni ka pikasur hajdutët brenda shtëpisë së tij në katin e dytë të një pallati. Ndërsa hajdutët mundën të largoheshin, biznesmeni iu është vënë nga pas dhe i ka ndjekur me mjetin e tij.

Në dalje të qytetit, makina e grabitësve me targë AA 248 OH që shihni në fotot, është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Kjo e ka ndihmuar biznesmenin të kapë bllokojë prej hajdutëve dhe lajmëroi policinë, ndërsa dy të tjerë mundën të largohen në këmbë.

Artikulli paraprakTRITOL NE BANESE, POLICIA ARRESTON DY VELLEZERIT NE VAU DEJES
Artikulli tjetërNdryshon sërish modeli i patentave, si do të jetë kartoni i ri dhe shenjat dalluese