Një i ri nga Laçi është arrestuar në flagrancë, pasi i vodhi varësen e floririt një vajzeje shtatzënë.Ngjarja është regjistruar tek mbikalimi i autostradës në Fushë Krujë.

Mësohet se i riu me origjinë nga Laçi, pasi ia vodhi varësen e floririt nga qafa, është larguar me vrap, por vajza e ka ndjekur nga pas.

Fatmirësisht aty pranë ka qenë në qarkullim një patrullë policie, të cilët pasi kanë dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë, kanë bërë të mundur arrestimin e laçianit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Artikulli paraprakGJOBITEN 160 SUBJEKTE TË TRANSPORTIT RRUGOR, REZULTUAN ME SHKELJE TË RËNDA
Artikulli tjetërZBULOHET SHKAKU I VDEKJES SË SHQIPTARIT NË BURGUN GREK, JO NGA MBIDOZA, POR U MBYT