Ngjarja e 41-vjeçarit me origjinë nga Kosova në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës ka shokuar jo vetëm avokatin e tij, Abraham Hervé Diompy, por edhe opinionin publik.

Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde. Avokati i tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet.

Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar.

“Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

SHQIPTARJA.COM

Artikulli paraprakNESER SHKODRA 6 ORE PA DRITA, JA NE CILAT ZONA SHKEPUTET ENERGJIA ELEKTRIKE
Artikulli tjetërISHTE STRATEGJI? JA SI REAGOI VUCIC KUR IU KERKUA TE FLISTE SHQIP NE TAKIMIN ME RAMEN