Eshtë zbardhur ngjarja e djegjes së një makine në Divjakë.Polcia thotë se ka arrestuar autorin e kësaj zjarrvënje të qëllimshme.
Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen :
Policia zbardh ngjarjen e djegies së qëllimshme të një makine në Divjakë.
Nga hetimet e kryera policia identifikon autorin, e shpall në kërkim atë dhe bën të mundur
dokumentimin e ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin e shpallur nëkërkim:Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrestnë burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.Në datën 20.09.2018, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit T.M i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij.