Një minator dhe një zjarrmëtar janë plagosur pasditen e sotme në minierën e Bulqizës.
Ngjarja ka ndodhur në nivelin 17-të të minierës.

Rreth orës 13.00, Salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore 2 punëtorë miniere.

Mësohet se minatori dhe zjarrmëtari kanë qenë duke punuar kur një masiv shkëmbor ka rënë dhe i ka zënë poshtë.
“Menjëherë është ngritur gr

upi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se : Në minierën e kromit në Bulqizë gjatë punës janë aksidentuar shtetasit S.Z, rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë, i cili po transportohet me helikopter drejt Tiranës, dhe M.Gj, rreth 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili transportohet me ambulancë drejt spitalit të Peshkopisë, ” informoi policia e Dibrës.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakVETËVRASJA E 47-VJEÇARIT, PEZULLOHET SHEFI I KOMISARIATIT TË VAUT TË DEJËS DHE DY POLICË
Artikulli tjetërVRET DY POLICË E PLAGOS DY TË TJERË , AUTORI MORI PENG DHE NJË GRUA PARA SE TË VRITEJ