I zhdukur prej 3 javësh, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në lumin Devoll
Policia ka gjetur në lumin Devoll trupin e pajetë të një 42-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur prej 3 javësh. Trupi i Astrit Selamit u zbulua nga banorët, të cilët më pas lajmëruan policinë. 42-vjeçari rezultonte i zhdukur, ndërkohë pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij dhe për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.