I zoti i shtëpisë përleshet me hajdutët, identifikohet njëri prej tyre
Identifikohet njëri prej autorëve të tentativës së grabitjes së një banese në Kamëz . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Kastriotët” tek pallati “CLASS” në zonën e Kamzës. Dy hajdutët ishin pikasur nga i zoti i banesës dhe ishte përleshur fizikisht me 60 vjeçarin. Ne kerkim njeri prej hajduteve –Policia shpalli në kërkim 26 vjeçarin me inicialet R.M banues në Tiranë. “Ky shtetas në bashkëpunim dhe me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë tentuar të hynë me dhunë në banesën e shtetasit A. V., ku pasi janë përleshur fizikisht me të zotin e banesës janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes” informon policia Ndërkohë po punohet për identifikimin e autorit tjetër Hajdutet plagosen pronarin- Policia sqaroi mëngjesin e sotëm se: “Më datë 24.04.2017, rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të, të cilët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” e parashikuar nga Nenet 139, 279 dhe 25 të Kodit Penal.