Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, është deklaruar në lidhje me deklaratat e sotme të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Ai është shprehur se Scholz ka pasur si qëllim që tu tregojë serbëve se çfarë pushteti ka, por se në të vërtetë pa dashje u ka treguar qytetarëve serbë se çfarë presidenti kanë.

“Presidenti Aleksandar Vuçiç i tha publikisht, pa u fshehur apo zbukuruar, kancelarit të Gjermanisë atë që mysafiri ynë i nderuar nuk donte të dëgjonte. Vuçiç ka ruajtur qëndrimin e Serbisë si për çështjen e Kosovës, ashtu edhe për marrëdhëniet me Federatën Ruse, por edhe për raportin me të drejtën ndërkombëtare”, tha Vulin në një deklaratë.

Sipas tij, në takimin me Scholz-in, Vuçiç nuk lejoi të harrohej bombardimi i Serbisë dhe i kujtoi Evropës hipokrizinë me të cilën ai ushtron presion ndaj Serbisë dhe premtimet e saj që më shumë duken si mashtrim sesa një fjalë e dhënë.

Artikulli paraprakRAMA KOMENTON DEKLARATAT E KANCELARIT SCHOLZ: PROCESI I BERLINIT DHE BALLKANI I HAPUR NUK JANË NISMA KUNDËRSHTUESE, POR…
Artikulli tjetërREVOLTA E VUÇIÇ PËR ‘NJOHJEN E KOSOVËS’, KANCELARI SCHOLZ I KTHEHET ME QETËSI PRESIDENTIT SERB: THE DIÇKA QË ËSHTË E QARTË! SYNIMI YNË ËSHTË…