Pavarësisht angazhimit të institucioneve të drejtësisë, gjakmarrja ende është e pranishme dhe detyron dhjetra familje të qëndrojnë të izoluara nga frika e hakmarrjes.

Sara Ianovitz Koordinatore e organizatës Operazione Colomba e cila prej 4 vitesh jeton në qytetin e Shkodrës thotë se për të zhdukur këtë fenomen duhet që të punojnë më shumë institucionet e drejtësisë si një sfidë për këto institucione.

Sipas Ianovitz nëpër shkolla është tepër e domosdoshme futja e kurseve alternative kundër fenomenin të gjakmarrjes në mënyrë që të shpërndahet kultura e paqes tek të gjithë.

Megjithatë Ianovitz është e mendimit se gjakmarrja nuk shikohem më si një fenomen tradicional e kanunor por si një mënyrë për të zgjidhur konfliktet.

Operazione Colomba ka arritur te hyje ne cdo shtepi te familjeve ne gjak dhe pasi e ka njohur mire situaten i ka derguar nje peticion 61 bashkive duke u kerkuar një projekt konkret per eleminimin e ketij fenomeni.

Grupi i kësaj organizate eshte i specializuar në menaxhimin pa dhunë të konflikteve.

Artikulli paraprakGJELI I DETIT, FERMERËT: IMPORTI PO NA FALIMENTON
Artikulli tjetërIKJA MASIVE, KRYEPLAKU: NË KOSMAÇ 5 % TË RINJ