Dy fëmijë shqiptarë, Arbnori dhe Shenasia të cilët jetojnë tashmë në Suedi, kanë bërë realitet ëndrrën e tyre.

Ata arritën të realizonin një intervistë ekskluzive me Zlatan Ibrahimoviç, një prej yjeve të futbollit botëror. Si fillim Shenasi shkori për yllin suedez të Mançester në gazetën “Svenska Dagbladet Junior”, ku tregoi vitet e para të futbollistit në Rosegard. Më pas ata ia dolën mbanë të bënin intervistën. Dy djemtë ishin të entuziazmuar para se të hynin në sallë, ku Ibra lexoi fillimisht artikullin që kishin përgatitur ata për Evropianin. Intervista e shumëpritur filloi, dhe përveç pyetjeve ata shkëputën dhe disa batuta interesantë nga lojtari. “Për mua gjëja më e vështirë është të vrapoj, por duhet. Preferoj edhe të luaj në sulm, ndërsa të mbroj nuk ndjehem edhe aq mirë. Argëtohuni me futbollin. Nëse dikush ju mërzit, atëherë kalojani topin mes këmbëve ose driblojeni. Futbolli është argëtim, apo jo?”, ishin fjalët e sulmuesit suedez. I pyetur me kë vrapon në stërvitje, Ibra nuk kurseu thumbimet. “Me të ndryshëm, nga Mkhitaryian te Rooney. Pogba? Disa herë. Por ai është gjithmonë vonë, mbetet në fund të rreshtit. Varet, nëse janë me fat, mund të vrapojnë përkrah meje”, tha ai. Në fund, Ibrahimoviç e cilësoi si intervistën më të bukur që kishte dhënë në 10 vitet e fundit.

Artikulli paraprakRRËZIMI I AVIONIT ME FUTBOLLISTË/ DALIN HIPOTEZAT E PARA, KA SHUMË TË MBIJETUAR
Artikulli tjetërLANÇ PËRKUJTON 29 NËNTORIN