Pas zërave të shumtë të ditëve të fundit për një marrëveshje të Mauro Icardit me Juventusin, vetë sulmuesi i Interit hedh poshtë çdo dyshim, duke konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në Milano.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Icardi shkruan se lajmet e publikuara nga mediat sportive italiane, nuk paraqesin vullnetin e tij, që është ai i qëndrimit te Interi. Sulmuesi zikaltër ka kaluar një sezon të vështirë, shumë larg nivelit të tij, pas përplasjeve me trajnerin Luçano Spaleti, që i kushtuan edhe shiritin e kapitenit.

Artikulli paraprakKQZ S’REGJISTRON SI KANDIDAT BELERIN, REAGON ATHINA ZYRTARE
Artikulli tjetërVJEDHJE DHE KANABIS, POLICIA E SHKODRES ARRESTON DY SHTETAS