Dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në autostraden Milot-Morinë, brenda Tunelit të Kalimashit janë dy vellezer Kosovar.Ata u identifikuan disa orë pas ngjarjes dhe sipas policisë janë shtetasit Sadik Osmani, 58 vjeç, dhe Nesret Osmani 45 vjeç pasagjerë në automjetin tip “Ford”, i cili u përfshi në aksident me një mjete tjete tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë dhe dhe autobot me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.
Goditja ishte e fortë duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy shtetasve kosovar, ndërsa nga aksidenti mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët po marrin mjekim në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Aksidenti i rëdë ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së mëkures brenda tunelit të Kalimashit, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje rrugore nga ku humben jeten dy përsona dhe u plagosen 3 të tjere.